Harta e Farmacive 24 orëshe në Shqipëri
Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

Tiranë, 09/02/2017 – Nënshkrimi elektronik është një tjetër hap tejet i rëndësishëm drejt Shëndetësisë Elektronike. Prezantimi i tij u bë këtë herë para mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të sistemit të kujdesit Parësor shëndetësor të Tiranës, ku ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, si dhe Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, zj. Milena Harito.

 

Në fjalën e tij, z. Beqaj tha se nënshkrimi elektronik është një pjesë e rëndësishme e programit të Shëndetësisë Elektronike, teksa shtoi se të gjitha projektet që janë zbatuar deri më tani, ato që po zbatohen, si dhe ato që do të zbatohen së afërmi dhe që lidhen me “e-Health”, kanë një vlerë prej 36 milionë euro.

“Ajo që prezantojmë sot është një pjesë e të gjithë puzzle-it të shëndetësisë elektronike që duam të krijojmë. Praktikisht, duhet të kemi parasysh që kemi zbatuar, po zbatojmë dhe kemi të alokuara fonde për të zbatuar së afërmi projekte që lidhen me “e-Health”-in që janë 36 milionë euro”, deklaroi z.Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë, theksoi se përdorimi sa më efektiv i teknologjisë është, në radhë të parë lehtësim për punën për punën e mjekut, rrit cilësinë, si dhe shmang burokracitë e tepërta, duke ulur kohën e pritjes për pacientët.

“Është shumë e rëndësishme që t’i shfrytëzojmë sa më mirë, në radhë të parë për të lehtësuar punën tuaj, për të rritur cilësinë e punës tuaj, dhe besojmë se, gradualisht, do të lehtësojmë edhe kujdesin shëndetësor që ofrojmë ndaj pacientëve, sidomos në uljen e kohës së pritjes, radhëve të pritjes dhe barrës administrative”, nënvizoi z. Beqaj.

Tashmë kemi një Kartë Shëndeti që jepet dhe elektronikisht. Kemi një regjistër të “Check-Up”-it, i cili administrohet elektronikisht dhe qytetarët nga portali “e-Albania”, mund të futen dhe të shohin rezultatet e tyre.  Këto ditë, nga web-i i Fondit, në një dritare shumë të thjeshtë, çdo qytetar mund të fusë numrin e identitetit, dhe gjen si përgjigje, Qendrën Shëndetësore edhe mjekun e tij të familjes. Regjistri i qytetarëve, tashmë i populluar me rreth 3.8 milionë rekorde, është elektronik. Po fillohet me Recetën Elektronike dhe do të prezantohet në vijim Referimin Elektronik.

Të gjithë këto sisteme është shumë e rëndësishme që t’i shfrytëzojmë sa më mirë, në radhë të parë për të lehtësuar punën e mjekut. Për të rritur cilësinë e punës dhe gradualisht, do të lehtësohet edhe kujdesi shëndetësor që ofrojmë ndaj pacientëve, sidomos në uljen e kohës së pritjes, radhëve të pritjes dhe barrës administrative. Receta Elektronike, apo Referimi Elektronik, nuk e përmirësojnë direkt shëndetin në qoftes se je i sëmurë. por përdorimi i tyre në mënyrë sa më efektive duhet të sjellë një rritje të cilësisë së shërbimit. 

Për më tepër klikoni në link më poshtë:

http://www.shendetesia.gov.al/al/newsroom/lajme/nenshkrimi-elektronik-lehtesim-per-mjeket-dhe-pacientet

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor