Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Karta e shëndetit
Tashmë një realitet
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

Në zbatim të Ligjit Nr. 10 383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor ne Republiken e Shqipërisë”,  i  ndryshuar,  Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor  njofton se:

 Duke filluar nga data 15.11.2017,  ftohen  të gjithë subjektet e interesuara për ndryshime  në Listën e Barnave të Rimbursuara 2018  të sjellin propozimet e tyre pranë Fondit.

Afati i dorëzimit të propozimeve është deri në datën  30.11.2017, ora 16:30.

Do të merren në shqyrtim nga Komisionin Teknik i Listës së Barnave të Rimbursuara për Vitin 2018 vetëm propozimet që do të paraqiten pranë Fondit gjatë periudhës së sipërcituar.

Dokumentacioni duhet të jetë në zarf të mbyllur dhe të dorëzohet pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në adresën;

Për Komisionin Teknik të Listës së Barnave Të Rimbursuara për Vitin 2018, 

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,

Rruga Sami Frashëri Nr.8,

Tiranë

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.com.al

©2015 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor