Harta e Farmacive 24 orëshe në Shqipëri
Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

Kryeministri Rama lajmëroi nga Vlora ofrimin e shërbimit mjekësor 24 orë gjatë sezonit turistik. Në një takim të gjerë me profesionistët e shëndetit, ku merrnin pjesë dhe Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj dhe drejtori i FSDKSH, dr. Astrit Beci, Kryeministri deklaroi se për herë të parë, do të hapen 22 pika të reja shëndetësore për kujdes shëndetësor dhe emergjenca gjatë sezonit të verës. Financimi do të mundësohet nga FSDKSH për barna dhe shërbim shëndetësor.

Përmbyllet Java Botërore e luftës kundër duhanit me ndarjen e çmimeve të konkursit "Nje vend pa duhan, një shoqëri më e shëndetshme” për punimet më të mira në pikturë të nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe shpalljen e ekipit fitues të ndeshjeve mes shkollave të mesme të Tiranës - shkollën “Sami Frashëri”.

Drejtori i FSDKSH, dr. Astrit Beci: Me përdorimin e teknologjisë së informacionit ulim ndjeshëm abuzimet

Prezantohen arritjet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore në vend për përdorimin e platformave dhe shërbimeve të shëndetësisë elektronike. Në takimin "Shëndetësia Elektronike, nga Vizion në Realitet" të zhvilluar në Durrës, morën pjesë Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj, znj. Milena Harito, ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike, drejtori i FSDKSH dr. Astrit Beci, kryetari i Bashkisë Durrës z. Vangjush Dako, deputjetja e Durrësit znj. Klodiana Spahiu, drejtues të institucioneve shëndetësore në vend si dhe mjekë dhe infermierë të qendrave shëndetësore të rrethit të Durrësit.
Drejtori i FSDKSH-së prezantoi sistemin e ri të recetës elektronike që nis të zbatohet për herë të parë në Durrës. FSDKSH prezantoi gjithashtu edhe sistemin e kartës së shëndetit dhe aplikacionin e-Barna.

Një në çdo 10 cigare dhe shumë produkte të tjera të duhanit, të cilat kanë konsum të gjerë mbarëbotëror janë të paligjshme, duke e shëndrruar kështu tregtimin e paligjshëm të duhanit në një shqetësim të madh botëror marrë nga këndvështrime të shumta përfshirë aspektin e shëndetësisë, ligjshmërisë, ekonomisë, qeverisjes dhe korrupsionit. Përfituesit e drejtpërdrejtë nga tregtimi i paligjshëm i duhanit janë, industria e duhanit dhe grupet kriminale, të cilët i lenë njerëzit të paguajnë koston e shëndetit dhe sigurisë së tyre. Ratifikimi nga Qeveritë, i Protokollit të ndalimit të produkteve të paligjshme të duhanit është i domosdoshëm për t’iu përgjigjur impaktit financiar, ligjor dhe shëndetësor të tregtimit të paligjshëm të këtyre produkteve.

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj dhe Drejtori i Përgjithshëm, Dr. Astrit Beci përuruan Njësitë e Lëvizshme të Check-Up si pjesë e programit të kontrollit mjekësor bazë në komunën Shkrel të Shkodrës.

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor