Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Karta e shëndetit
Tashmë një realitet
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

 

KONTRATAT ME IMPORTUESIT FARMACEUTIK DHE SHPËRNDARËSI  FARMACEUTIK  përmirësohen vit pas viti dhe më poshtë renditen disa nga ndryshimet kryesore të kontratave të reja të vitit 2016 :

 

KONTRATA  IMPORTUESI  FARMACEUTIK/ 2016,

Kapitulli DETYRIMET  E  IMPORTUESIT  FARMACEUTIK ndryshojnë :

  • Tek pika 5, afati i dërgimit të dhënave nga data 10 bëhet brenda datës 5 . (për të marrë sa më shpejt informacion real).
  • Shtohen pikat : Importuesi duhet të furnizojë farmacitë dhe a/farmaceutike të kontraktuara me barnat e listës së barnave të rimbursueshme, në lloje/artikuj, vetëm sipas kërkesës së tyre.   .....

( kjo pikë dhe penaliteti respektiv i mëposhtëm mendojmë se zgjidh një shqetësim të madh të farmacive, për mos blerjen e detyruar të barnave për të cilat kanë konsum të vogël ose aspak).

  • Importuesi i cili është nën hetim nga organi i akuzës për çështje që lidhen me zbatimin e dispozitave të kësaj kontrate, nuk gëzon të drejtën të lidhë kontratë me Fondin.
  • Importuesit për të cilin regjistrohet ose/dhe fillon proçedim penal për çështje që lidhen me zbatimin e dispozitave të kësaj kontrate, i pezullohet kontrata deri në përfundim të hetimeve nga autoritetet e njohura me ligj.
  • Nuk lidhet kontratë me Importuesit të cilat janë në proçes gjyqësor me FONDIN.
  • Kapitulli PENALITETET , Pika 7 riformulohet  : Për mungesa në tregun farmaceutik për më shumë se një muaj të alternativave të para të barnave (aneksi A), Importuesi paguan kushtin penal prej 500 000 lekësh, në rastin e dytë të evidentuar importuesi paguan kushtin penal prej 1000000 lekësh. Në rastin e përsëritur merren masa për heqjen e atij bari nga Lista e barnave të rimbursueshme dhe kalimin te alternativa pasardhëse me kushtin që importuesi të mbulojë diferencën e çmimit nga alternativa e parë tek alternativa pasardhëse. ....( për të eleminuar në maksimum mungesën e alternativave të para në treg, si dhe për të garantuar vazhdimësinë e mjekimit të pacientëve).

KONTRATA  SHPËRNDARËSI  FARMACEUTIK  / 2016

  • Kapitulli PALËT KONTRAKTUESE, ndryshon : Palë Kontraktuese do të jetë  FONDI  dhe jo Drejtoria Rajonale .
  • Kapitulli DETYRIMET  E  SHPËRNDARËSIT  FARMACEUTIK, ndryshon tek pika 4 afati i dërgimit të dhënave nga data 10 bëhet brenda datës 5.
  • Shtohen pikat:  Shpërndarësi Farmaceutik i cili është në hetim nga organi i akuzës për çështje që lidhen me zbatimin dispozitave të kesaj kontrate nuk gëzon të drejten të lidhë kontratë me Fondin.
  • Shpërndarësi Farmaceutik duhet të furnizojë farmacitë/agjencitë farmaceutike të kontraktuara me barnat e listës së barnave të rimbursueshme, në lloje/artikuj, vetëm sipas kërkesës së tyre.
  • Shpërndarësi Farmaceutik për të cilin regjistrohet ose/dhe fillon proçedim penal për çështje që lidhen me zbatimin e dispozitave të kësaj kontrate, kontrata pezullohet deri në përfundim të hetimeve nga autoritetet e njohura me ligj.
  • Nuk lidhet kontratë me Shpërndarësit Farmaceutikë të cilët janë në proçes gjyqësor me FOND-in.

Kontratat

 Kontrata Fondi - Importues Farmaceutik 2016 

 Kontrata Fondi - Shpërdarës Farmaceutik 2016

Formularët e Vetëdeklarimit

 Formular vetëdeklarimi depo farmaceutike

 Formular vetëdeklarimi përditësimi depo farmaceutike

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.com.al

©2015 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor