Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Karta e shëndetit
Tashmë një realitet
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

KONTRATAT me Farmacitë dhe Agjencitë Farmaceutike 2016

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor , ka miratuar kontratat me subjektet farmaceutike (Farmacitë, Agjencitë farmaceutike, Importuesit e Shpërndarësit Farmaceutikë për vitin 2016), pas procesit të negocimeve të grupit të punës të ngritur nga Fondi  me palët e interesuara: Urdhërin e Farmacistëve, Unionin e Biznesit Farmaceutik dhe Shoqatën e Distributorëve Farmaceutikë të Shqipërisë.

KONTRATAT ME FARMACITE DHE AGJENCITE FARMACEUTIKE  përmirësohen vit pas viti dhe më poshtë renditen disa nga ndryshimet kryesore të kontratave të reja të vitit 2016 :

1. Janë përmirësuar kriteret e lidhjes së kontratës, duke shtuar pikat si vijon:

  • Nuk lidhet kontratë me Farmacitë/agjencitë të cilat janë nën hetim nga organi akuzës për çështje që lidhen me pikat e kësaj kontrate deri në përfundimin e plotë të hetimeve.
  • Pika 16 riformulohet  dhe shtohet gërma d) me përmbajtjen: “ Nëse hyrja e Farmacisë është në distancë nën 20 m nga kufiri i jashtëm i Qendrës Shëndetësore ose Spitalit. (shmang monopolet e farmacive, si dhe lidhjen abuzive mjek-farmaci).
  • FARMACIA në të gjitha llojet e recetave me rimbursim që do të ekzekutojë, nuk duhet që sasia e barnave mjekim mbajtëse të kalojë kohën prej dy muaji, me përjashtim të rasteve të miratuara nga FONDI/Drejtoria Rajonale (por jo më shumë se 6 muaj). Për ti ardhur në ndihmë pacientëve kronikë, recetat lëshohen edhe dy mujore

2. Eshtë rritur gama e penaliteteve për rastet e shkeljeve apo abuzimeve nga ana e farmacive, duke shtuar :

  • Kapitullin “PEZULLIM AKTIVITETI”.  Në rastet kur ndaj farmacisë fillon procedim penal, nga organi akuzës për çështje që lidhen me pikat e kësaj kontrate, farmacisë i pezullohet aktiviteti kontraktual, deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Për këtë periudhë farmacia nuk duhet të ekzekutojë receta me rimbursim pasi nuk i rimbursohet vlera e këtyre recetave.
  • Në Kapitullin “ZGJIDHJA E KONTRATËS”, Pika 2 ...riformulohet dhe ndryshon afati kohor.... Në Farmaci gjendet faturë fiktive, recetë fiktive të cilat vërtetohen, asaj i zgjidhet kontrata për një periudhë 2 vjeçare nga dita e njoftimit zyrtar për këtë zgjidhje, për këtë rast bëhet kallëzim penal. ( nga 1 vit e mëparshmja)

3. Është treguar kujdes për kriteret e lidhjes së kontratës për herë të parë me farmacitë :

  • Pika 1  shtohen gërmat :

d) Ka patur kontratë, por ndryshon vendndodhjen e ushtrimit të aktivitetit.

e) Ndryshon aktivitetin nga agjenci farmaceutike në farmaci.

  • Pika 2, gërma g riformulohet , ndahet në dy gërma , shtohet dhe ....distancë jo më pak se 20 m nga kufiri i jashtëm i Qendrës Shëndetësore ose Spitalit (kjo pikë shmang grumbullimin e farmacive pranë Qendrave Shëndetësore dhe spitaleve, si dhe lidhjen abuzive mjek-farmaci).

 

Kontratat

 Kontrata Drejtori Rrajonale e Fondit - Farmaci 2016

 Kontrata Drejtori Rajonale e Fondit - Agjensi Farmaceutike 2016

 Kontrata Trepalëshe 2016 Fondi - Spital Rajonal - Iimportues Farmaceutik

 Kontrata Trepalëshe 2016 Fondi - QSUT - Importues Farmaceutik

 Kontrata Trepalëshe 2016 Drejtori Rajonale e Fondit - Institucioni i Ekzekutumit të Vendimeve Penale - Importues/Shpërndarës Farmaceutik

Formularët e Vetëdeklarimit

 Formular vetëdeklarimi farmaci/agjensi farmaceutike 

 Formular vetëdeklarimi përditësimi farmaci / agjensi farmaceutike

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.com.al

©2015 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor