Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Karta e shëndetit
Tashmë një realitet
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH), sot Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), u krijua si institucion shtetëror, i pavarur, jo buxhetor dhe jo fitimprurës dhe funksionoi sipas përcaktimeve të organizimit dhe drejtimit të shprehur në ligjin nr. 7870, datë 13.10.1994, statutit të Institutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, rregullores së përgjithshme për organizimin dhe funksionimin e ISKSH-së, rregullores “Për organizimin, funksionimin dhe detyrat për çdo pozicion pune në Drejtorinë e Përgjithshme të ISKSH” dhe rregulloren financiare.

ISKSH-së u shtri në të gjithë territorin me 36 degët e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (DRSKSH) në të gjitha rrethet e Shqipërisë, në të cilat punonin mjekë, farmacistë dhe ekonomistë. ISKSH kishte në përbërjen e vet gjithsej 133 punonjës, prej tyre 28 në Drejtorinë e Përgjithshme dhe pjesa tjetër në degët e rretheve.

Që prej themelimit në vitin 1995 deri në vitin 2000, Institucionin e drejtonte znj.Alma Çiço-ekonomiste.

Në Shkurt të vitit 2000, Drejtor i Përgjithshëm u emërua z. Vigan Saliasi-farmacist;

Në Tetor 2001 Drejtor i Përgjithshëm u emërua z. Gjergji Leka-ekonomist;

Në Tetor 2005 Drejtor i Përgjithshëm emërohet znj.Elvana Hana-ekonomiste.

Në Tetor të vitit 2013, Drejtor i Përgjithshem emërohet z. Astrit Beci-mjek.

Në Qershor të vitit 2015, Drejtore e Përgjithshme e Komanduar emërohet znj. Milva Ekonomi- statisticiene/ekonomiste.

Në datë 29.12.2015, Këshilli Administrativ i FSDKSH, me vendim nr. 74, miratoi emërimin në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor e Znj. Vjollca Braho - Ekspert Kontabel

Sot, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është i vetmi institucion publik dhe autonom, i cili menaxhon dhe zhvillon skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri. FSDKSH financon shërbimet shëndetësore nga ofrues publikë dhe privatë, në përputhje me politikat kombëtare të kujdesit shëndetësor.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ushtron veprimtarinë e tij në bazë të ligjit nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili ka hyrë në fuqi në muajin mars të vitit 2013. Fondi organizohet dhe funksionon në bazë të statutit të Fondit, i cili miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Fondi drejtohet nga Këshilli Administrativ dhe Drejtori i  Përgjithshëm. Përbërja e Këshillit Administrativ është prej 7 anëtarësh, të cilët përfaqësojnë palët e interesuara në zhvillimin e skemës: personat që paguajnë kontribute, personat që përfitojnë shërbime si dhe shtetin, përkatësisht:

  • Ministri i Shëndetësisë ose përfaqësuesi i tij;
  • Ministri i Financave ose përfaqësuesi i tij;
  • Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ose përfaqësuesi i tij;
  • Drejtori i Përgjithshëm i Fondit ose përfaqësuesi i tij;
  • Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ose përfaqësuesi i tij;
  • Një përfaqësues i sindikatës së të punësuarve;
  • Një përfaqësues i organizatës të profesionistëve të shëndetësisë.

Këshilli zgjedh drejtorin e Përgjithshëm, me votim të fshehtë, me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit Administrativ. Koha e ushtrimit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm është 5 vjet. Ndërsa koha e shërbimit të anëtarëve në Këshillin Administrativ është 4 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje ose për aq kohë sa anëtari është përfaqësues i organit përkatës.

 

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.com.al

©2015 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor