Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Karta e shëndetit
Tashmë një realitet
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

 

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor drejtohet nga Këshilli Administrativ dhe Drejtori i Përgjithshëm. Këshilli Administrativ është organi më i lartë vendimmarrës i Fondit dhe përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë.

ANËTARËT E KËSHILLIT ADMINISTRATIV

 Zj. Ogerta Manastirliu

Ministre e Shëndetësisë

 Z. Eduard Ahmeti

Përfaqësues i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Anëtar i Këshillit Administrativ

Zj. Mimoza Loli

Përfaqësuese e Ministrisë së Financave

Anëtare e Këshillit Administrativ

Z. Astrit Hado

Përfaqësues i Institutit të Sigurimeve Shoqërore

Anëtar i Këshillit Administrativ

Zj. Belioza Coku

Përfaqësuese e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

Anëtare e Këshillit Administrativ

Z. Fatmir Brahimaj

Përfaqësues i Urdhrit të Mjekut

Anëtar i Këshillit Administrativ

Z. Fatos Shkurti 

Përfaqësues i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Shëndetësisë së Shqipërisë

Anëtar i Këshillit Administrativ

***

Këshilli Administrativ kryen funksionet e mëposhtme:

  • Zgjedh, emëron dhe shkarkon drejtorin e Përgjithshëm për shkaqe të parashikuara në ligj;
  • Cakton anëtarët e komisionit teknik për hartimin e paketës së shërbimeve shëndetësore dhe të listës së barnave të rimbursueshme;
  • Miraton paketat e shërbimit që financohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, të hartuara nga komisioni teknik, të cilat i dërgon në Ministrinë e Shëndetësisë për procedim pranë Këshillit të Ministrave;
  • Miraton statutin, rregullat ekonomike, financiare, procedurale, të auditimit e të kontrollit, si dhe rregulla të tjera të brendshme, që ai i gjykon të nevojshme gjatë veprimtarisë së Fondit, në zbatim të ligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor;
  • Miraton kriteret e lidhjes së kontratave, si dhe kontratat me dhënësit e shërbimeve shëndetësore publike dhe private;
  • Miraton raportin vjetor, raportin financiar dhe bilancin vjetor, të paraqitur nga drejtori i Përgjithshëm;
  • Miraton projektbuxhetin vjetor të Fondit dhe parashikimin për tre vitet e ardhshme;
  • Miraton sistemin e pagave të punonjësve të Fondit;
  • Miraton hapjen ose mbylljen dhe shpërndarjen e zyrave vendore të Fondit;
  • Miraton numrin e përgjithshëm të punonjësve të Fondit;
  • Rekomandon ndryshime në legjislacionin e sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor dhe ia propozon ministrit të Shëndetësisë;
  • Vendos për çështje të tjera, të parashikuara me ligj.

DREJTORI I PËRGJITHSHËM

Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor emërohet nga Këshilli Administrativ i Fondit pas një procedure konkurimi të hapur në bazë të kritereve të caktuara nga Këshilli Administrativ.

Drejtori i Përgjithshëm kryen funksionet mëposhtme:

  • Propozon për miratim në Këshillin Administrativ statutin, rregulloret ekonomike financiare, procedurale, të auditimit e të kontrollit, raportin vjetor dhe projektbuxhetin vjetor;
  • Drejton veprimtarinë e Fondit, në përputhje me statutin dhe rregulloret e miratuara nga Këshilli Administrativ;
  • Propozon në Këshillin Administrativ numrin e përgjithshëm të punonjësve dhe miraton strukturën e brendshme, përshkrimet e punës së Drejtorisë së Përgjithshme dhe të zyrave vendore,si dhe rregulloret e organizimit e të funksionimit të përgjithshëm të Fondit;
  • Emëron e shkarkon personelin dhe i propozon Këshillit Administrativ pagat e tyre;
  • Propozon në Këshillin Administrativ politikat e zhvillimit të skemës së sigurimeve shëndetësore;
  • Përfaqëson Fondin në marrëdhëniet juridike me të tretët, mediat, si dhe në komunikimin me personat e siguruar dhe dhënësit e shërbimit shëndetësor;
  • Zbaton vendimet e Këshillit Administrativ dhe raporton para tij për veprimtarinë e vet;
  • U delegon kompetencat zyrave vendore të Fondit;
  • Zbaton detyra të tjera që i ngarkon Këshilli Administrativ.

 

Këshilli Administrativ i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit  Shëndetësor, me vendim nr.54, datë 19.05.2017 miratoi emërimin e Z. Eduard Ahmeti në detyrën e Drejtorit të Përgjithshmëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.


Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.com.al

©2015 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor