Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Karta e shëndetit
Tashmë një realitet
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

 

Duke filluar nga data 1 qershor 2016 hyn në fuqi Lista e Barnave të Rimbursueshme 2016 dhe që nga ky moment do të jetë i mundur rimbursimi i barnave për pacientët në nevojë, sipas listës së re të barnave.

Lista e barnave të rimbursueshme e vitit 2016 përmban 1070 barna alternative tregtare, nga të cilat 546 barna alternative të para nga 490 që përmbante lista e vitit 2015. Gjithashtu kjo listë përmban 322 principe aktive nga 280 që përmbante lista e vitit të shkuar. Këto barna përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbime si: Onkologjik, Gastro-hepatologji, Pneumologji, Reumatologji, Infektiv, në terapinë kardiake, Parkinson, Diabetit, Psoriazës, Dislipidemisë si dhe sëmundjeve të gjakut etj.

Përveç shtimit të numrit të barnave në LBR e këtij viti, çmimet e miratuara janë me një ulje prej rreth 6.9 përqind në krahasim me çmimet e aplikuara në LBR e vitit 2015. Ndërkohë krahas uljes së çmimit të barnave është rritur edhe buxheti i akorduar për shpenzimet e rimbursimit në raport me vitin 2015. Për këtë vit buxheti për rimbursimin e barnave është 9 miliardë lekë.

Kategoritë që do të vazhdojnë si më parë të përfitojnë barna me rimbursim në masën 50 deri në 100 përqind do të jenë grupe të tilla shoqërore si pensionistë, invalid të plotë, fëmijë 0-12 muaj, të sëmurët tumoral, tuberkuloz, të verbërit, jetimët si dhe një sërë kategorish të tjera. 

  Lista e Barnave të Rimbursueshme 2015

  Lista e Barnave të rimbursuara që tregtohen në farmacinë e spitaleve rajonale 2015

  Lista e Barnave të Rimbursueshme 2016

  Lista e Barnave të rimbursuara që tregtohen në farmacinë e spitaleve rajonale 2016

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.com.al

©2015 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor