Harta e Farmacive 24 orëshe në Shqipëri
Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

 

Objekti kryesor i funksionimit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është menaxhimi me efektivitet të lartë i financimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga skema e sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor.

Në këtë kuadër, Fondi është i vetmi Institucion Shëndetësor publik që ka tashmë të konsoliduara kontratat e mirëpërcaktuara me dhënësit e shërbimeve shëndetësore, duke filluar nga farmacitë, depot farmaceutike, qendrat shëndetësore dhe spitalet në të gjithë vendin.

 

Kontratat me Qendrat Shëndetësore

 

Në krahasim me Kontratat e Vitit 2019, Kontratat e reja mes Fondit dhe Qendrave Shëndetësore kanë forcuar detyrimin e palëve për një shërbim sa më cilësor për pacientët, duke mos e parë të shkëputur Qendrën Shëndetësore nga pjesa tjetër e sistemit tonë shëndetësor. Më konkretisht:

Në lidhje me bazën ligjore dhe emërtimet e ndryshme janë realizuar përditësimet dhe rregullimet e nevojshme në reflektim të situatës aktuale.

Në lidhje me kartën e shëndetit janë pasqyruar ndryshimet e fundit për sa i përket gjenerimit të kartës së shëndetit dhe mënyrës së identifikimit të qytetarit pranë dhënësve të shërbimit shëndetësor parësor.

Në lidhje me detyrimet e qendrave shëndetësore është theksuar përgjegjësia që infermierët që punojnë në këto qendra të jenë të pajisur me liçensë të vlefshme, bazuar në ndjekjen e vazhdueshme dhe përmbushjen e kërkesave të edukimit profesional në vazhdim.

Në lidhje me formularin e vizitës janë reflektuar ndryshimet e nevojshme për kalimin nga plotësimi i formularit të vizitës manual, në plotësimin elektronik në sistemin e-vizita.

Në lidhje me detyrimet e qendrave shëndetësore është shtuar përgjegjësia për njohjen dhe zbatimin e sistemit elektronik të Menaxhimit Financiar.

Është realizuar rishikimi i disa elemenëve të nenit të sanksioneve që kanë të bëjnë me detyrimet e punonjësve të qendrave shëndetësore.

Është realizuar rishikimi dhe saktësimi i treguesve të aktivitetit dhe performancës së qendrave shëndetësore si dhe mënyrat dhe afatet e raportimit të tyre.

 

 

Kontratat

 Kontrata Drejtori Rajonale e Fondit - Qendër Shëndetësore 2020

 Kontrata Drejtori Rajonale e Fondit - Qendër Shëndetësore e Specializuar 2020

 Kontrata Drejtori Rajonale e Fondit - Mjek i Organizatës Jofitimprurëse i Çertifikuar për Ofrim të Kujdesit Paliativ 2020

 Kontrata Drejtori Rajonale e Fondit - Mjek i Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor 2020

 Paketa e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor

 Lista e Qendrave Shëndetësore me kontratë për vitin 2020

Formular

 Rregjistrim personi
 Kërkesë per zgjedhje/ndryshim mjeku
 C'rregjistrim personi të vdekur

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor