Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

Risitë e kontratave për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore për vitin 2018 më institucionet shëndetësore publike dhe jo publike

 

Kontratat për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore për vitin 2018 kanë pësuar disa ndryshime për sa i përket riformulimit në formë dhe përmbajtje po ashtu dhe risive të reja në këto kontrata. Këto ndryshime konsistojnë në përmirësimin e marëdhënieve kontraktuale për sa i përket rritjes së cilësisë së shërbimit shëndetësor spitalor, monitorimit dhe analizimit të shërbimeve shëndetësore spitalore nga ana e Fondit, kontrollin e financimeve të shërbimeve spitalore, planifikimin dhe administrimin me më shumë efikasitet të barnave spitalore, rritjen e transparencës së shërbimit, përmirësimin e shkëmbimit të informacionit si dhe forcimin e rolit të kontrollit spitalor.

Në hartimin e kontratave të financimit të shërbimeve spitalore për vitin 2018 me dhënësit e shërbimit, është synuar shkurtimi i procedurave të panevojshme në lidhje me përfitimin e shërbimeve shëndetësore nga përfituesit e shërbimeve me cilësi dhe në një kohë sa më të shpejtë.

Përmirësimi i kushteve dhe administrimit të ruajtjes së barnave nga ana e spitalit sipas kritereve dhe standardeve të përcaktuara duke siguruar cilësi dhe efikasitet në përdorimin e tyre nga pacienti.

Me qëllim motivimin e spitaleve për rritjen e cilësisë dhe standardeve të shërbimit shëndetësor për fillimin e procesit të akreditimit për vitin 2018 deri në marrjen finale të tij, janë bërë përmirësimet e duhura për procesin e akreditimit.

Lidhur me paraqitjen formale janë bërë ristrukturimet në përmbajtjen e kontratave, përsa i përket detyrimeve kontraktuale të përgjithshme, detyrimeve në shërbimin e urgjencës, shërbimin me shtretër dhe në shërbimin e konsultave spitalore, sanksioneve dhe procedurave të ankimimit.

Janë përshtatur modelet e regjistrave për institucionet shëndetësore të cilat kanë implementuar sistemin EHR (Rekordi Elektronik Shëndetësor Kombëtar) si dhe mënyra e evidentimit do të jetë sipas këtij sistemi të përshkruar në Urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Nisur nga problematika e Fondit në lidhje me rekomandimin e barnave me rimbursim nga mjekët specialistë, zbatimin dhe përdorimin racional të listës së barnave të rimbursuara nga mjekët në trajtimin e të sëmurëve, është parë e arsyeshme në kontratë forcimi i masave të kontrollit ndaj mjekëve specialistë.

Për zbatimin e sistemit të referimit të pacientëve, në kontratën me spitalet rajonale/bashkiake është vendosur si detyrim, argumentimi mjekësor i dërgimit të të sëmurëve në shërbimet Universitare me shtretër me qëllim pengimin e lëvizjeve të sëmurëve drejt këtyre shërbimeve në mënyrë të panevojshme.

Në këtë detyrim është menduar që në shërbimet e QSUT të referohen vetëm rastet e rënduara që kërkojnë shërbim shëndetësor të specializuar universitar apo kur spitali rajonal/bashkiak nuk e bën të mundur ofrimin e këtij shërbimi për arsye të infrastrukturës spitalore dhe kapaciteteve njerëzore.

Në spitalet universitare dhe rajonale është shtuar pikë në nenin përkatës financimi në lidhje me planifikimin e ndërhyrjeve operatore invazive kirurgjikale nga ana e Spitalit sipas buxhetit të miratuar, për planifikimin brenda fondeve të miratuara.

Në kontratat me institucionet shëndetësore publike dhe jopublike që ofrojnë shërbimin e paketave shëndetësore, është bërë përditësimi i anekseve për shërbimet e paketave të shërbimeve shëndetësore që do të financohen nga Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor në shërbimin spitalor.

Lidhur me kontratat me institucionet shëndetësore jopublike është shtuar sanksioni i zgjidhjes së kontratës, në lidhje me rastet kur institucioni ndryshon ose humbet një nga kriteret e lidhjes së kontratës gjatë periudhës së kontraktimit.

 

                           

Kontratat

Kontrata DSHSUKS - Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë - 2018

 Kontrata Drejtori Rajonale e Fondit - Spitali Rajonal/Bashkiak - 2018

 Kontrata me Mjekun Specialist Onkolog - Kujdesi Paliativ - Spitali Rajonal Durrës - 2018

 Kontrata DSHSUKS - Spitalet Universitare Obstetrik-Gjinekologjik 2018

 Kontrata Drejtori Rajonale e Fondit - Spitali Rajonal Durrës 2018

Kontrata DSHSUKS - Spitali Universitar "Shefqet Ndroqi" 2018

 Kontrata DSHSUKS - Spitali Universitar i Traumës 2018

 Kontrata me Mjekun Specialist të spitalit për përshkrimin e barnave që tregtohen në farmacitë e spitaleve - 2018

 

Kontratat me spitalet private

 Kontrata Spitalore me Institucionet Shëndetësore Jo Publike - 2018

 

 Kriteret që duhet të plotësojnë institucionet shëndetësore private dhe lista e spitaleve me kontratë me Fondin

 KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË INSTITUCIONET SHËNDETËSORE JOPUBLIKE PËR LIDHJEN E KONTRATËS ME FONDIN

Lista e Institucioneve Shëndetësore të kontraktuara nga Fondi për vitin 2018

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.com.al

©2018 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor