Harta e Farmacive 24 orëshe në Shqipëri
Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

 

Në zbatim të politikave dhe strategjive të qeverisë shqiptare, në kuadrin e përmbushjes së kushteve të përafrimit të legjislacionit evropian dhe veçanërisht të plotësimit të kushteve që lidhen me lëvizjen e lirë të njerëzve, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka marrë pjesë aktive në negocimet e Marrëveshjeve për Mbrojtjen Shoqëroremidis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverive të disa shteteve të tjera.

Ky proces udhëhiqet nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe delegacioni shtetëror për negocimin përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Procesi bazohet kryesisht në normat e Rregullores nr. 883/2004 të Këshillit të Evropës,, “Për koordinimin e sistemeve të mbrojtjes sociale”, por edhe në veçoritë dhe karakteristikat e legjislacionit të vendeve të përfshira në proces negocimi.

Lista e marrëveshjeve për mbrojtjen shoqërore:

  • Ligji nr. 9066, datë 15.5.2003, “Për ratifikimin e ‘Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Turqisë për mbrojtjen shoqërore’”, në fuqi;
  • Ligji nr. 35/2014, datë 3.4.2014, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës për mbrojtjen shoqërore”, në fuqi;
  • Ligji nr. 42/2015, datë 16.4.2015, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut për mbrojtjen shoqërore”;
  • Ligji nr. 123/2015, datë 12.11.2015, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë për mbrojtjen shoqërore”; dhe
  • Ligji nr. 151/2015, datë 21.12.2015, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për mbrojtjen shoqërore”.
  • Ligji Nr. 23/2016, "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë për Mbrojtjen Shoqërore dhe të Protokollit përfundimtar të saj"
  • Ligji Nr. 34/2016, "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Çeke për Mbrojtjen Shoqërore"
  • Ligji Nr. 42/2016, "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Rumanisë për Mbrojtjen Shoqërore"

 Marrëveshja me Dukatin e Madh të Luksemburgut 

 Marrëveshja me Hungarinë

 Marrëveshja me Republikën e Maqedonisë 

 Marrëveshja me Mbretërinë e Belgjikës

 Marrëveshja me Republikën e Turqisë

 Marrëveshja me Republikën Federale të Gjermanisë

 Marrëveshja me Republikën Çeke

 Marrëveshja me Republikën e Rumanisë

 

Për një informacion më të detajuar mbi procedurat që ndiqen dhe formularët që duhet të plotësohen në zbatim të marrëveshjeve të ratifikuara, shtetasit e interesuar mund të paraqiten pranë Drejtorisë qëndrore të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,  Sektori i Zbatimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Formularë - Marrëveshjet Ndërkombëtare

 

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor