Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

Dita Botërore e Shëndetit është një ditë që festohet çdo vit më 7 prill, nën sponsorizimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si dhe organizatave të tjera të lidhura me to.

Ju bëjmë me dije se për arsye të kryerjes së punimeve teknike, Sistemi i Recetës Elektronike (ERX) do të jetë i paaksesueshëm për periudhën nga dita e Shtunë datë 09.03.2019 mbas orës 21:00 dhe përgjatë ditës së Dielë datë 10.03.2019 deri në orën 21.00.

Lutemi të merrni masat e nevojshme për kryerjen e veprimeve në sistem para apo pas këtij intervali kohor, në mënyrë që të shmangen problematikat me afatet kohore.

"Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 101 datë 27.02.2019 “Për një ndryshim në Vendimin nr. 218, datë 20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe masës së mbulimit të çmimit të tyre”, ju informojmë që më datë 01.03.2019 hyn në fuqi Lista e Barnave të Rimbursueshme me çmimet e indeksuara, link më poshtë;

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton subjektet farmaceutike, të cilat kanë kontratë me FSDKSH, që pritet të ndodhë indeksimi i çmimeve të barnave të Listës së Barnave të Rimbursueshme, bazuar në çmimet CIF 2019, të miratuara nga Komisioni i Çmimeve të Barnave. 
FSDKSH fton subjektet farmaceutike me kontratë të marrin masat e nevojshme. 
Çdo procedurë do të jetë transparente, në raport me qytetarët dhe subjektet me kontratë me FSDKSH.

Në kuadër të hartimit të draftit të Listës së Barnave të Rimbusuara për vitin 2019 (në vijim "LBR"), njoftojmë se afati i dorëzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuara është deri më datë 15.01.2019, ora 1630. Pas kësaj date propozimet nuk do të pranohen.

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor