Harta e Farmacive 24 orëshe në Shqipëri
Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

DB

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Çdo vit më datë 29 shtator, Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës  organizojnë Ditën Botërore të Zemrës, me qëllim kryesor të saj ndërgjegjësimin, informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.

Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Tema e Ditës Botërore të Zemrës për këtë vit është “Zgjedhje të shëndetshme për zemrën kudo ku jetoni, punoni dhe argëtoheni”. Pra, krijimi i mjediseve të shëndetshme për zemrën në mënyrë që, çdo njeri kudo qoftë të ketë të drejtën të bëjë zgjedhje të shëndetshme për veten në çdo mjedis në të cilin jeton, punon apo luan, që të reduktohet rreziku për të patur semundje kardiovaskulare apo goditje në tru.

 Sëmundjet kardiovaskulare shkaktohen në përgjithësi nga kombinimi i një sërë shkaqesh të përbashkëta e të shumta, duke filluar me karakteristikat social-biologjike si: presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha dhe obeziteti, diabeti apo faktorët e mënyrës së jetesës si dieta jo e shëndetshme, duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik, konsumi i shtuar i alkoolit, të cilat rrisin probabilitetin për të pasur një problem të enëve koronare apo cerebrovaskulare.

Parë në këtë këndvështrim, shumica e SKV-ve janë shkaktuar nga faktorë të rrezikut që mund të kontrollohen, trajtohen ose të modifikohen. Sot në botë, të gjithë ekspertët e shëndetësisë besojnë se SKV-të janë dukshëm të parandalueshme, duke evituar një numër të madh vdekjesh të parakohshme. OBSH-ja përllogarit se, të marra së bashku, uljet modeste të tensionit të gjakut, obezitetit, kolesterolit dhe përdorimit të duhanit në të gjithë popullsinë, mund të përgjysmojnë dukshëm sëmundjet kardiovaskulare.

 

Për më tepër informacion vizitoni linkun  29 Shtator, Dita Botërore e Zemrës

 

 

 

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor