Harta e Farmacive 24 orëshe në Shqipëri
Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

 

ecja down1 12 Tetor

Në këtë kuadër  më datë 10 tetor 2015, Fondacioni Down Syndrome Albania, me mbështetjen e Zonjës Odeta Nishani organizoi një ecje sensibilizuese "Buddy Walk® Tirana 2015", ku morën pjesë përfaqësues nga institucione shtetërore, shoqata të ndryshme, prindër dhe të interesuar.

FSDKSH, si një institucion që ka mbështetur vazhdimisht eventet e organizuara me qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për Sindromën Down, mori pjesë në këtë aktivitet  me punonjësit e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun.

Buddy Walk® Albania është një ecje ndërgjegjësuese, me qëllim promovimin e të drejtave dhe nevojave që kanë individët me këtë sindromë, për të jetuar një jetë me dinjitet dhe gjithëpërfshirëse në vendin ku jetojnë.

Inisiativa Buddy Walk®, është konceptim i Shoqatës Kombëtare Amerikane të Sindromës Down (NDSS), dhe për herë të parë u organizua në vitin 1995 për të festuar tetorin, muajin e sensibilizimit për Sindromën Down dhe për të promovuar pranimin dhe gjithëpërfshirjen e individëve me këtë sindromë. Numri i Buddy Walk® ka ardhur në rritje dhe nga 17 ecje të organizuara në vitin 1995, këtë Tetor janë të planifikuara me shumë se 300 ecje në të gjithë botën, një prej tyre edhe Buddy Walk® Albania.   

Më tepër infomacion do të gjeni në linkun: Buddy Walk® Tirana

down syndrome alb

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor