Harta e Farmacive 24 orëshe në Shqipëri
Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

Konferenca III

Tiranë, 21/10/2015 – U mbajt Konferenca e III-të vjetore Ndërkombëtare për depistimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës: “Të vendosur kundër  kancerit, krah gruas për parandalim”,

të organizuar nga Instituti i Shëndetit Publik, në kuadër te fushatës kombëtare për ndërgjegjësimin e popullatës për depistimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës, në bashkëpunim me Shërbimin e Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Shoqatën e Onkologëve të Shqipërisë, Institutin Evropian të Onkologjisë në Milano (IEO) dhe nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Konferencë mori pjesë dhe Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Beqaj, i cili foli për nismat e deritanishme të Qeverisë në betejën kundër kancerit, kreu i shëndetësisë bëri thirrje për më tepër ndërgjegjësim dhe marrje përgjegjësish nga të gjithë.

Mjekë dhe specialistë të shëndeti publik prezantuan në konferencë të dhëna të rëndësishme për luftën dhe parandalimin e sëmundjeve tumorale në Shqipëri. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe dy mjekët italianë, Alberto Luini dhe Giovanna Gatti, si dhe aktivistja italiane Paola Concia e cila referoi mbi parandalimin e kancerit nëpërmjet sportit dhe stilit të jetës, si dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, znj. Zineb Toumi Benjelloun. 

Prezantimi i Ministrit_Ilir Beqaj.pdf    Download file

Më tepër infomacion do të gjeni në linkun: www.shendetesia.gov.al

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor