Harta e Farmacive 24 orëshe në Shqipëri
Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

Këshilli Administrativ i FSDKSH me vendim nr. 74, datë 29.12.2015, miratoi emërimin Znj. Vjollca Braho në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.


Znj. Braho vjen nga një experiencë e gjatë dhe e sukseshme në drejtimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, periudhë gjatë të cilës ky instutucion njohu një shndërrim të dukshëm, duke kaluar në një proces të plotë informatizimi.
Gjatë kësaj kohe, së bashku me ekipin e saj, Znj. Braho drejtoi procesin e hartimit dhe implementimit të Ligjit të ri të Sigurimeve Shoqërore, i cili nisi aplikimin në Janar të vitit 2015.
Gjatë drejtimit të ISSH-së nga Znj.Braho, u ndryshua rrënjësisht mënyra e përllogaritjes dhe pagesave të përfitimeve, duke zhvilluar dhe aplikuar sistemet e reja informatike, që bënë të mundur uljen e kohës së caktimit të përfitimeve, rritjen e saktësisë së tyre, eliminimin e informalitetit në pensione si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në pagesën e tyre nëpërmjet sistemit online.
Znj. Braho merr detyrën e rëndësishme të drejtimit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në momentin kur ky institucion dhe shëndetësia shqiptare janë të angazhuar në përmbushjen e objektivave strategjike të qeverisë për mbulimin universal dhe ofrimin e një mbështetje sa më të madhe për popullatën, konform rolit dhe pozicionit që mban në sistemin e shëndetësisë.

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor