Harta e Farmacive 24 orëshe në Shqipëri
Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri
 

Mbi ecurinë e deritanishme të procesit të shpërndarjes  së Kartës së Shëndetit 

Mbi 941 954 qytetarë janë pajisur me karta shëndeti deri nëdatën 10 shkurt 2016. Duke e vlërësuar procesin e pajisjes me karta shëndeti të të gjithë qytetarëve si shumë të rëndësishëm si një parakusht për rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka marrë një sërë masash në drejtim të përmirësimit të sistemit tëshpërndarjes së këtyre kartave. 

 

Në këtë kuadër FSDKSH, bën me dije se vetëm për periudhën 05 janar - 11 shkurt 2016, janë shpërndarë rreth 249,528 karta shëndeti, në të gjithë Shqipërinë, për të gjitha kategoritë përfituese të skemës së sigurimit shëndetësor, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 692,426 kartashëndeti. Kategoritë që deri më tani kanë me numrin më tëmadh të kartave aktive të shëndetit janë fëmijet nga 0 – 12 muaj me 15,666 karta, fëmijët nga 1-18 vjeç me 108,550 karta, të papunë/punëkërkues me 59,928 karta, të punësuarit me 105,883 karta, studentët me 24,109 karta dhe pensionistët me 250,495 karta shëndeti aktive. 

Në vijimësi rreth masave që FSDKSH mori në drejtim të përmirësimit të sistemit të shpërndarjes së kartave të shëndetit, ku hapi i parë ishte shtyrja e e afatit të librezës shëndetësore deri më 30 prill 2016, tashmë janë hapur edhe një sërë sportelesh të reja në të gjithë vendin, tëcilat kanë ndikuar në eleminimin e radhëve e gjata dhe që qytetarët tëpajisen me karta në një kohë sa më të shpejtë. Këto masa do tëvijojnë brenda një kohe shumë të shkurtër me aplikimin edhe të sistemeve të reja informatike të cilat parashikohet të ulin ndjeshëm kohën e pajisjes me kartë shëndeti. Bëjmë me dije gjithashtu, se FSDKSH do të jetë në monitorim të vazhdueshëm deri në zbatimin me sukses dhe brenda afateve kohore ligjore të këtij procesi të rëndësishëm, i cili  do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit shëndetësor për qytetarët. 

Njoftim për Shtyp Pdf

 

Nr. kartave aktive 05/01/2015 - 10/02/2016

     

Nr.

Emer_Kategori

      Nr. Kartave

1

Femije 0-12 muajsh

           15,666 

2

Femije 1-18 vjec

         108,550 

3

Azilkerkues

                880 

4

I papune/punekerkues

           59,923 

5

I punesuar

         105,883 

6

I verber

             1,222 

7

I vetepunesuar

             8,840 

8

IEVP

                 54 

9

Invalid i pjesshem

             1,505 

10

Invalid i plote

           56,152 

11

Invalid lufte

                 65 

12

Jetim

                 26 

13

Kujdestar per invalid

             1,630 

14

Leje lindje

                922 

15

Ndihme ekonomike

           22,402 

16

Paafte menderisht ose fizikisht

             2,441 

17

Te perndjekur politike

                 12 

18

Pa pension

             1,308 

19

Pensionist

         250,495 

20

Pensionist i pjeshem

             6,480 

21

Viktime trafikimi

                 19 

22

Raste te vecanta (skleroze multilple)

                 76 

23

TBC

                 15 

24

Ca

             1,901 

25

Grua shtatzene

             2,966 

26

Sigurim vullnetar

             1,738 

27

Student 18-25 vjec

           24,109 

28

Veteran

             2,910 

Total

          678,190 

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor