Harta e Farmacive 24 orëshe në Shqipëri
Tetori Roze
Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri
 
 
Tiranë – “Lista e re e barnave të rimbursueshme, e cila ka nisur të aplikohet zgjeron gamën e medikamenteve të rimbursuara si dhe diagnozave që mbulon, duke bërë të mundur që 475 mijë qytetarë të përfitojnë barnat me rimbursim”.
 
Në një konferencë për shtyp, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, z. Eduard Ahmeti deklaroi se lista e re përmban 1175 alternativa tregtare, 568 barna alternativë të para dhe 344 principe aktive.
 
“Në listën e vitit 2018 janë përfshirë 36 barna te reja për diagnoza si insufiçence kardiake, kancer, hepatit C, demencë/alzheimer, diabet, etj. Këto barna, përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbimet onkologjike, gastrohepatologjike, endokrinologjike, kardiologjike, psikiatrike, neurologjike etj. Padyshim risi është përfshirja në këtë listë e  herceptines, njëra formë e saj, e cila sëbashku me formën tjetër që sigurohet në QSUT arrin mbulimin 100% të nevojave të grave dhe vajzave për trajtimin e kancerit të gjirit”, tha Ahmeti.
 
Drejtori i Fondit deklaroi gjithashtu se është ulur çmimi i barnave krahasuar me listën e mëparshme:
“Përveç shtimit të numrit të barnave të LBR 2018, vlen të theksohet se çmimet e miratuara janë ulur me rreth 11% krahasuar me çmimet e listës së mëparshme, duke sjellë kështu mundësinë për zgjerimin e listës së rimbursueshme dhe në përfshirjen e diagnozave të reja që më parë nuk ishin mbuluar”, tha drejtori I FSDKSH.
 
Ndërkohë krahas uljes së  çmimit të barnave është rritur vlera e financimit për rimbursimin e barnave. FSDKSH financon rreth 10.4 Miliard lekë për rimburismin e barnave dhe përfitues janë rreth 475,000 qytetarë. Vetëm nga barnat e reja do të përfitojnë rreth 10 mijë qytetarë.
 
Sa i takon procesit të kontraktimit me subjektet farmaceutike, drejtori I Fondit u përgjigj se “nuk ka asgjë të pazakontë në këtë proces dhe kontratat po lidhen normalisht. Procesi pritet të përfundojë brenda dy javësh”.

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor