Harta e Farmacive 24 orëshe në Shqipëri
Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

 

Dje,me dt. 09.09.2015  në ambientet e Sheraton Tirana u zhvillua takimi "në mbrojtje të shëndetit të qytetarit, kundër informalitetit" me punonjës e drejtues të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe përfaqësues të grupeve të interesit. Në takim mori pjesë edhe Kryeministri, z. Edi Rama dhe Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj. Në takim morën pjesë dhe përfaqësues të FSDKSH. 

 

Publikuar nga Ministria e Shëndetësisë

1/6/2015-30/8/2015 → 24 047 RASTE TЁ TRAJTUARA NЁ 22 QSH-TЁ E POSAÇME TЁ SEZONIT VEROR


Pёr përiudhёn 1 qershor – 30 gusht 2015, janё kryer gjithsej:

22 047 vizita mjekёsore nё 22 QSH-tё e posaçme tё sezonit veror, prej tё cilave:

16 984 - Vizita mjekësore;

10 575 - Mjekime lokale;

  2 665 - Ndёrhyrje mikrokirurgjikale;

     814  - Referime në spital.

Këto qendra, tё cilat funksionojnë me shërbim 24 orë, me mjek dhe infermier, janё tё shtrira në të gjithë vendin; 19 përgjatë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil dhe 3 të tjera në Alpe (Valbonë, Razëm, Theth) ofrojnë shërbim mjekësor të shpejtë dhe efikas, 24 orë në 7 ditë të javës, deri në fund të muajit gusht. Qendrat janë të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore. Po ashtu, ato janë furnizuar me barna dhe materiale të nevojshme mjekësore.                                                                                

 ***

Numra_kontakti_QSH_Verore.pdf 

Publikuar nga Ministria e Shëndetësisë

1 Qershor - 2 gusht 2015 -> 11 194 raste tё trajtuara nё 22 QSH-tё e posaçme tё sezonit veror

Dita Boterore e Hepatitit - 28 Korrik 2015

  

Tema për këtë vit për Ditën Botërore të Hepatitit është "Parandalo hepatitin.Vepro tani!". Hepatiti viral shkaktohet nga 5 viruse të ndryshme. Infeksioni nga këto viruse rezulton në vdekjen e gati 1.45 milion njerëzve në një vit. Këto viruse transmetohen nëpërmjet ujit dhe ushqimit të kontaminuar, gjithashtu dhe nga kontakti me gjakun apo fluidet e tjera të trupit, nëpërmjet injeksioneve apo transfuzioneve jo të sigurta. Infeksioni kalon dhe nga nëna tek fëmija, ose nëpërmjet kontaktit seksual. Infeksioni nëpërmjet këtyre rrugëve të transmetimit mund të parandalohet nga disa intervente të testuara dhe mjaft efektive. Është e rëndësishme për gjithsecilin që të jenë të kujdesshëm dhe të mësojnë si të mbrohen nga infektimi me virusin e hepatitit.

 

Rritet transparenca, ja pikat e kontratës që ndryshojnë.

Kontratat e përmirësuara me FSDKSH hyjnë në fuqi më 1 gusht 2015

Tiranë, 24.07.2015 - Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka rishikuar rregulloren e të gjithë proçedurës së rimbursimit të barnave, duke vendosur elementë të rinj transparence për të gjitha hallkat e procesit. Rregullat e reja janë reflektuar edhe në kontratat me depot dhe farmacitë për vitin 2015. Shtojcat e kontratës u miratuan në mbledhjen e datës 24.07.2014 të Këshillit Administrativ të FSDKSH-së dhe do të hyjnë në fuqi duke filluar nga data 1 gusht 2015.

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor