Harta e Farmacive 24 orëshe në Shqipëri
Tetori Roze
Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri
 
 
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor sqaron qytetarët dhe posaçërisht pacientët që marrin falas me barnat që trajtojnë sëmundjen e Talasemisë

 
 
Tiranë – “Lista e re e barnave të rimbursueshme, e cila ka nisur të aplikohet zgjeron gamën e medikamenteve të rimbursuara si dhe diagnozave që mbulon, duke bërë të mundur që 475 mijë qytetarë të përfitojnë barnat me rimbursim”.

 

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton se duke filluar nga data 5 Maj 2018 ka hyrë në fuqi Lista e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2018 dhe që nga ky moment do të jetë i mundur rimbursimi i barnave për të gjithë pacientët në nevojë, sipas listës së re të barnave.

 Në mbështetje të ligjit Nr. 10383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Statutit të Fondit dhe të rregullores së brendshme të funksionimit të tij, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zhvilloi procedurën për rekrutimin e Drejtorëve të Drejtorive Rajonale të Fondit Shkodër dhe Fier, Kryetar Dege Sarandë dhe Drejtor të Drejtorisë së Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor.

Në përfundim të procesit të vlerësimit, kandidatët fitues janë si më poshtë:

-          Për pozicionin Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Fier, fitues rezulton Z.Vasil Bregu, me 68.1 pikë totale.

-          Për pozicionin Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Shkodër, fitues rezulton Z.Markens Shllaku, me  65,8 pikë totale.

-          Për pozicionin Kryetar Dege i Fondit, Sarandë, fitues rezulton Z.Elton Çipa, me  51,8 pikë totale.

-          Për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor, fitues rezulton Znj.Lediana Mehmeti, me  68,3 pikë totale.

 

Në mbështetje të ligjit Nr. 10383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Statutit të Fondit dhe të rregullores së brendshme të funksionimit të tij, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zhvilloi procedurën për rekrutimin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë.

Në përfundim të procesit të vlerësimit, kandidati fitues rezuloti:

-          Për pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë, fitues rezulton Z. Adrian Gurma, me 84.3 pikë totale.

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor