Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

posteri dita boterore pa duhan 847x477Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore të Luftës Kundër Duhanit. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell konsumi i duhanit, si dhe advokatimi për ndërmarjen e politikave efektive me qëllim uljen e konsumit të tij. Kjo ditë është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat u përpoqën të ndërgjegjësojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit, si dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.

Këshilli Administrativ i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit  Shëndetësor, me vendim nr.54, datë 19.05.2017 miratoi emërimin e Z. Eduard Ahmeti në detyrën e Drejtorit të Përgjithshmëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Zoti Ahmeti  merr këtë detyrë të rëndësishme, pas një eksperience të gjatë dhe të suksesshme në fushën administrative dhe konkretisht pas drejtimit të Agjencisë së Prokurimit Publik, detyrë të cilën e ka ushtruar prej Shkurtit të vitit 2014.

 

Duke patur në vëmendje komunitetin, mbulimin shëndetësor, financimin e drejtë dhe nevojën për të qenë solidarë, në atë që është e drejtë e patjetërsueshme, "e drejta për kujdes shëndetësor", Këshilli Administrativ i Fondit, në mbledhjen e radhës miratoi Listën e Barnave të Rimbursuara 2017 e cila u shtua me 30 barna të reja. Barna të cilët ndihmojnë në trajtimin e shumë sëmundjeve veçanërisht atyre tumorale, sëmundjeve kardiake dhe të diabetit.

Tiranë, 09/02/2017 – Nënshkrimi elektronik është një tjetër hap tejet i rëndësishëm drejt Shëndetësisë Elektronike. Prezantimi i tij u bë këtë herë para mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të sistemit të kujdesit Parësor shëndetësor të Tiranës, ku ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, si dhe Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, zj. Milena Harito.

U zhvillua në Durrës  takimi i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, me pjesëmarrjen e Kryeministrit z. Edi Rama, Ministrit të Shëndetësisë z. Ilir Beqaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor z. Erion Manohasa. Të pranishëm ishin mjekë, personel spitalor, punonjës të shëndetësisë dhe pacientë.

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor