Harta e Farmacive 24 orëshe në Shqipëri
Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

Libreza e Shëndetit mbetet në përdorim deri në pajisjen përfundimtare me Kartën e re

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njoftoi sot vendimin për zgjatjen e afatit të shpërndarjes së Kartës së Shëndetit. Duke u bazuar në Udhëzimin nr. 33, datë 26.12.2014 “Për Kartën e Shëndetit”, i ndryshuar, afati i pajisjes me Kartën e re të Shëndetit, do të shtyhet deri më datë 30 Prill 2016. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të përdorin ende Librezën Shëndetësore, deri në pajisen përfundimtare me Kartë Shëndeti.

 
 
Sot, Drejtoresha e Përgjithshme Znj. Vjollca Braho, zhvilloi takimin e parë me Drejtorët Rajonalë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për të folur mbi problematikat e hasura gjatë vitit 2015 dhe ato çfarë do të bëjmë për të përmirësuar rrënjësisht punën gjatë këtij viti. 
Znj. Braho në këtë takim ritheksoi domosdoshmërinë për forcimin e sistemeve të kontrollit, përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, veçanërisht për përmbushjen me sukses të procesit të shpërndarjes së Kartës së Shëndetit në këtë fillim viti.
Ky takim i paraprin analizës vjetore që cdo drejtori rajonale dhe Fondi do të realizojnë së shpejti.
 
12491744 749252138541212 169742202237897036 o
 
 12496261 749252078541218 2381911185417098345 o  12466079 749252111874548 6896936189312753740 o  thumb DSC 2616 1024
 

Këshilli Administrativ i FSDKSH me vendim nr. 74, datë 29.12.2015, miratoi emërimin Znj. Vjollca Braho në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

 

Ju informojmë se, lidhur me “Proçedurat e shpërndarjes së kartës së shëndetit”, janë bërë ndryshimet e mëposhtme;

“Pikat e Shpërndarjes së Kartave të Shëndetit” do të punojnë me dy turne nga ora 800 - 2000,

  • Pika 7 (QSH Nr.10)-  janë shtuar dy sportele
  • Pika 11(QSH Sauk) – shtuar pikë e re ( për banorët e QSH Sauk, Petrelë, Farkë, Berzhitë, Kërrabë dhe Baldushk),
  • Pika 12 (QSH Nr.8 Kristal) - shtuar pikë e re ( e cila mbulon dhe banorët e QSH Selitë).

Ju njoftojmë se afati i dorëzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave që Rimbursohen 2016 është deri më 15.01.2016. Dorëzimi do të bëhet pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nëpërmjet Protokollimit në zarf të mbyllur drejtuar Komisionit Teknik i Hartimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme dhe Pajisjeve Mjekësore.

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor