Harta e Farmacive 24 orëshe në Shqipëri
Tetori Roze
Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

Objekti kryesor i funksionimit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është menaxhimi me efektivitet të lartë i financimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga skema e sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor.

Në këtë kuadër, Fondi është i vetmi Institucion Shëndetësor publik që ka tashmë të konsoliduara kontratat e mirëpërcaktuara me dhënësit e shërbimeve shëndetësore, duke filluar nga farmacitë, depot farmaceutike, qendrat shëndetësore dhe spitalet në të gjithë vendin.

Kontratat me Qendrat Shëndetësore

Në lidhje me bazën ligjore dhe emërtimet e ndryshme janë realizuar përditësimet dhe rregullimet e nevojshme në reflektim të situatës aktuale.

Në lidhje me kartën e shëndetit janë pasqyruar ndryshimet e fundit për sa i përket gjenerimit të kartës së shëndetit, nevojës së pajisjes së qytetarëve me një të tillë dhe mënyrës së identifikimit të qytetarit pranë dhënësve të shërbimit shëndetësor parësor.

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 419 datë 4.7.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor”, në kontratat me dhënësit e  shërbimeve në kujdesin shëndetësor parësor për vitin 2019 janë futur disa detyrime kontraktuale ndaj Operatorit.

Në detyrat e drejtorit të qendrës shëndetësore jane shtuar detyrime në lidhje me përgjigjen për tejkalimet e paargumentuara të rimbursimit të mjekëve, duke i dokumentuar të gjitha luhatjet e rimbursimit të mjekëve me kontrolle mujore të brendshme.

Në detyrat e drejtorit të qendrës shëndetësore jane shtuar detyrime në lidhje shpërblimin e personelit mjekësor që duhet ta bëjnë në rastet kur nuk ka tejkaluar në mënyrë të paargumentuar planin e rimbursimit dhe ka realizuar kontrollin mjekësor bazë, të justifikuara me dokumentacion të këtyre realizimeve.

Në detyrimet e mjekut të përgjithshëm dhe të familjes është forcuar roli i tij në mbajtjen nën kontroll të pacientit dhe kur gjendja e pacientit është nën kontroll dhe e stabilizuar, atëherë mjeku i përgjithshëm dhe i familjes argumenton në kartelën e pacientit motivimin për mos dërgimin për rikontroll specialisti dhe për vazhdimin e dhënies së barit, edhe pse në fletë rekomandimin e konsultës apo fletëdaljen e spitalit mund të jetë shënuar periudha e rikontrollit nga mjeku specialist.

Në lidhje me referimin e pacientëve brenda sistemit shëndetësor publik janë bërë ndryshimet e nevojshme me qëllim pasqyrimin e mundësisë së referimit elektronik të pacientëve në zbatim të projektit përkatës të MSHMS.

Në lidhje me recetën me rimbursim janë reflektuar disa riformulime në lidhje me detyrimet për gjenerimin e recetës elektronike me rimbursim dhe pajisjen dhe përdorimin e pajisjes (USB) për nënshkrimin elektronik.

Në lidhje me kontrollin mjekësor bazë, janë detajuar rolet e aktorëve të ndryshëm si për realizimin, monitorimin dhe raportimet e përkatëse, si dhe sanksionet janë ndryshuar duke u vënë për njoftimin e target grupit si dhe përgatitjen e përgjigjes.

Në lidhje me edukimin në vazhdim të profesionistëve të shëndetësisë të Qendrën Shëndetësore, është pasqyruar detyrimi i Qendrës Shëndetësore për të ofruar aktivitete të edukimit në vazhdim për profesionistët e saj, në mënyrë që ata të mbledhin deri në 30 për qind të numrit total të krediteve të kërkuara përmes këtyre aktiviteteve, duke përdorur deri në 5% të buxhetit për aktivitete.

 

 

Kontratat

 Kontrata Drejtori Rajonale e Fondit - Qendër Shëndetësore 2019

 Kontrata Drejtori Rajonale e Fondit - Qendër Shëndetësore e Specializuar 2019

 Kontrata Drejtori Rajonale e Fondit - Mjek i Organizatës Jofitimprurëse i Çertifikuar për Ofrim të Kujdesit Paliativ 2019

 Kontrata Drejtori Rajonale e Fondit - Mjek i Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor 2019

 Paketa e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor

 Lista e Qendrave Shëndetësore me kontratë për vitin 2018

Formular

 Rregjistrim personi
 Kërkesë per zgjedhje/ndryshim mjeku
 C'rregjistrim personi të vdekur

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor