Receta elektronike
Tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore
Si Je? Check-up i kursen shoqërisë $125mln dhe parandalon 450 vdekje të parakohshme në 10 vjet
“Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim...

Vazhdo leximin...
Prezantimi i portalit e-Albania
Porta juaj drejt shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri

Risitë e kontratave për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore për vitin 2019 më institucionet shëndetësore publike dhe jo publike

Në lidhje me bazën ligjore dhe emërtimet e ndryshme janë realizuar përditësimet dhe rregullimet e nevojshme në reflektim të situatës aktuale.

Janë përshtatur modelet e regjistrave për institucionet shëndetësore të cilat kanë implementuar sistemin EHR (Rekordi Elektronik Shëndetësor Kombëtar) si dhe mënyra e evidentimit do të jetë sipas këtij sistemi të përshkruar në Urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 419 datë 4.7.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor”, në kontratat me dhënësit e  shërbimeve në kujdesin shëndetësor spitalor për vitin 2019 janë futur disa detyrime kontraktuale në kontratat me spitalet rajonale/bashkiake ndaj Operatorit.

Në Kontratat me spitalet universitare dhe rajonale/bashkiake është shtuar neni përkatës në lidhje me detyrimet e Spitalit në lidhje me kontratën konçesionare Sani Service, që përfshin:

Spitali duhet të hartojë metodologjinë e planifikimit të ndërhyrjeve kirurgjikale sipas shkallës së kompleksitetit si dhe monitorimin e volumit të shërbimeve të ofruara nga Shoqëria Konçesionare SaniService Sh.p.k.

Spitali/shërbimet duhet të planifikojë numrin e ndërhyrjeve kirurgjikale mujor/vjetor sipas shkallës së kompleksitetit.

Spitali të sigurojë mbulimin e plotë të urgjencave kirurgjikale me setet e instrumentave të sterilizuara sipas shkallës së kompleksitetit.

Spitali është i detyruar të kërkojë materiale të sterilizuara me avull, të destinuara për aktivitete ndihmëse, komplementare të ndryshme nga setet kirurgjikale, si dhe materiale të paketuara në paketime mjekësore që sterilizohet me cikël kimik me temperaturë të ulët, sipas buxhetit vjetor të miratuar.

Volumi i shërbimeve sipas pikave të mësipërme për urgjencat kirurgjikale dhe ndërhyrjet e planifikuara nuk duhet të tejkalojë në vlerë buxhetin vjetor të miratuar për financimin e shërbimit të sterilizimit në spital.

Spitali duhet të dërgoje pranë DAPSHET/DRF informacion mujor.

Në kontratat me institucionet shëndetësore publike dhe jopublike që ofrojnë shërbimin e paketave shëndetësore, është bërë përditësimi i anekseve për shërbimet e paketave të shërbimeve shëndetësore që do të financohen nga Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor në shërbimin spitalor.

Në lidhje me referimin e pacientëve brenda sistemit shëndetësor publik janë bërë ndryshimet e nevojshme me qëllim pasqyrimin e mundësisë së referimit elektronik të pacientëve në zbatim të projektit përkatës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në lidhje me kartën e shëndetit janë pasqyruar ndryshimet e fundit për sa i përket gjenerimit të kartës së shëndetit dhe mënyrës së identifikimit të qytetarit pranë dhënësve të shërbimit shëndetësor spitalor.

Në lidhje me paketat shëndetësore janë specifikuar detyrimet e spitalit mbi dërgimin e informacionit të përditësuar pranë Sektorit të Regjistrit Kombëtar të Paketave për kapacietet e lira që disponon për ofrimin e paketave shëndetësore, si dhe informacionin të përditësuar mbi listën ditore të pacientëve që kanë përfituar paketa shëndetësore nga shërbimi i urgjencës.

                            

Kontratat

Kontrata DAPSHET - Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Tiranë - 2019

 Kontrata Drejtori Rajonale e Fondit - Spitali Rajonal/Bashkiak - 2019

 Kontrata DAPSHET - Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik - 2019

 Kontrata Drejtori Rajonale e Fondit - Spitali Rajonal Durrës - 2019

Kontrata DAPSHET - Spitali Universitar "Shefqet Ndroqi" - 2019

 Kontrata DAPSHET - Spitali Universitar i Traumës - 2019

 Kontrata DAPSHET/ DRF - Mjeku Specialist i Spitalit - 2019

 

Kontratat me spitalet private

 Kontrata DAPSHET/ DRF - Institucioni Shëndetësor Jo Publik - 2019

 

 Kriteret që duhet të plotësojnë institucionet shëndetësore private dhe lista e spitaleve me kontratë me Fondin

 KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË INSTITUCIONET SHËNDETËSORE JOPUBLIKE PËR LIDHJEN E KONTRATËS ME FONDIN

Lista e Institucioneve Shëndetësore të kontraktuara nga Fondi për vitin 2018

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga "Sami Frasheri", nr.  8, Tiranë
Tel: +35542232815 | Fax: +35542274953
e-mail: info@fsdksh.gov.al

Media: media@fsdksh.gov.al

©2019 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor